Vihen në dyshim 200 diplomat e nostrifikuara në Nish

Vihen në dyshim 200 diplomat e nostrifikuara në Nish

Një grup i profesorëve serbë akuzon rektorin e Universitetit të Nishit se nga viti 2012 deri në 2016 ka nostrifikuar të paktën 200 diploma të shqiptarëve, të lëshuara nga universitetet në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë.

Siç shkruan gazeta serbe “Blic” ky legalizimi i diplomave të arsimit të lartë, të fituara edhe në fakultete që kanë referenca të dyshimta, lidhen me mandatin e rektorit aktual Dragan Antiq, për të cilin grupi i profesorëve në një letër drejtuar Ministrisë së Arsimit pretendon se disa prej tyre i ka lëshuar në kundërshtim me ligjin serb. Prandaj, profesorët kërkojnë që shteti të rishqyrtojë nëse ka pasur abuzim në këtë proces, duke pasur parasysh se në shumë raste nuk janë përfillur kërkesat e anëtarëve të Komisionit për nostrifikim për kryerjen e provimeve shtesë që janë karakteristike për programin arsimor të Serbisë.Alibi për dyshime të tilla ekzistojnë për faktin se në universitetet e tjera në Serbi nuk është regjistruar një praktikë e verifikimit blanko të diplomave nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova. Prandaj, ata i kanë dorëzuar Ministrisë së Arsimit emrat e të gjithë atyre diplomat e të cilëve janë verifikuar në Universitetin e Nishit nga fund i vitit 2012 deri në vitin 2016 dhe kanë kërkuar që secila prej tyre të rishqyrtohet.

Në Rektoratin e Universitetit të Nishit nuk e mohojnë se kanë nostrifikuar diplomat e shqiptarëve që mbaruar fakultetet në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë, por ata thonë se çdo gjë është bërë sipas ligjit.Që nga viti 201 ka pasur më shumë se 40 kërkesa për njohjen e dokumenteve të arsimit të lartë të fituara në Kosovë. Procesi i njohjes është përfunduar në 30 raste, dhe është e rregulluar me udhëzim për mënyrë të veçantë të njohjes së kualifikimeve të arsimit të lartë dhe vlefshmërinë e programeve të studimit të Universiteteve të Kosovës nga periudha 2012 – 2014. Ne vepruam në përputhje me këto dokumente dhe nostrifikuam diplomat nga fakultetet që kishin një certifikatë të Asociacionit Evropian i Universiteteve.

Kur është fjala për njohjen e diplomave të arsimit të lartë të fituara në Republikën e Maqedonisë, të tilla janë më shumë se 100 nga viti 2012 deri më sot, kurse nga Republika e Shqipërisë janë njohur rreth 20 diploma”, thonë në Universitetin e Nishit.Marrëveshja për njohjen reciproke të diplomave në mes Kosovës dhe Serbisë është arritur Bruksel në janar të vitit 2016, ku ishte përcaktuar që zbatimi i saj të fillojë më 1 mars 2016.Nga kjo problematikë janë të prekur shumë student nga Lugina e Preshevë të cilëve nuk ju njihen diplomat e Kosovës ndërsa në fotografi shihet diploma e një studenti nga Presheva. Këto deklarat pritet të vërtetohen gjatë javëve në vazhdim.

 

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*