Newcastle triumfon në shtëpi ndaj Arsenalit

Newcastle triumfon në shtëpi ndaj Arsenalit

Arsenali dështoi të vazhdojë me ecurinë e mirë në Ligën Premier, duke humbur kështu nga Newcastle United me rezultat 2-1 në St James’ Park.

Vendasit treguan lojë të mirë dhe të kujdesshëm në çdo pjesë të fushës dhe në fund befasuan të gjithë.

Arsenali e fitoi mirë ndeshjen dhe në minutën e 14 Alexandre Lacazette shënoi pas asistimit nga Pierre-Emerick Aubameyang.

Granit Xhaka duke uruar Lacazetten për golin (Foto: Getty Images)

Në minutën e 29-të rezultati u barazua nga Ayoze Perez, ndërsa në minutën e 39-të Calum Chambers kishte shans të mirë, por dështoi të kalojë Topçinjtë në epërsi për herë të dytë dhe me rezultat 1-1 përfunduan 45 minutat e parë.

Në pjesën e dytë vendasit ishin me të mirë dhe në minutën e 68-të Auoze Perez asistoi te Matt Ritchie për 2-1.

Gëzimi i Matt Ritchie pas golit (Foto: Getty Images)

Tetë minuta me vonë skuadra e Rafael Benitez kishte një tjetër rast për gol, por Kenedy goditi shtyllën.

Pas kësaj humbje Arsenali renditet në vendin e gjashtë me 54 pikë (gjashtë më pak se Chelsea dhe13-të se Tottenhami), ndërsa Newcastle vazhdon në vendin e 10 me 41 pikë.

Ndeshja e ardhshme e klubit të drejtuar nga Arsene Wenger është ndaj West Hamit, kurse Newcastle luan kundër Evertonit.

 

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*