Shqiptari nga Presheva tentoi të bënte foto me Ronaldon, ai bën shqiponjën teksa e ndjekin rojet (Video)

Shqiptari nga Presheva tentoi të bënte foto me Ronaldon, ai bën shqiponjën teksa e ndjekin rojet (Video)

Kur përfundoi ndeshja ndërmjet Bayern Munich dhe Real Madridit disa tifozë hynë në fushë për të bërë foto me idhujt e tyre.

Njëri nga tifozët që kishin hyrë në fushë ishte shqiptar nga Presheva, këtë e ka konfirmuar një lexues i Periskopit.

Tifozi dëshironte që të realizonte një foto me Ronaldon, por në momentet kur po përgatitej për foto me idhullin e tij vjen sigurimi që më pas e ndoqën shqiptarin, i cili iu iku në mënyrë maestrale.

Gjatë vrapimit ai bëri shqiponjën me duar.

Videon mund ta shihni duke klikuar KËTU.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*