(VIDEO) Episodi i 137-të i “O Sa Mirë” sjell situata të shumta humori

(VIDEO) Episodi i 137-të i “O Sa Mirë” sjell situata të shumta humori

Një tjetër episod dhe të tjera skena humori të serialit të shumëpëlqyer, “O Sa Mirë”.

Protagonistët vazhdojnë me planet e tyre qëllimi i vetëm i të cilëve është përfitimi.

Vazhdon të jetë i luhatshëm dhe i ndryshueshëm raporti ndërmjet profesorëve dhe studentëve.

Derisa pas largimit të drejtoreshës Adelinë, nuk mungon edhe tallja me ‘mbretin’ Hetem, i cili vazhdon të pretendojë se është drejtor.

Bashkëbisedimi i profesor Llukmanit me studentët nuk duhet humbur, njësoj sikur biseda e tetovarit me profesorin e gjuhës.Dhe Sasa, si gjithmonë, ofron spektakël në klasë. Mos i humbni edhe gabimet gjatë xhirimeve.Në kanalin zyrtar të “O Sa Mirë” është publikuar episodi i 137-të me radhë, të cilin mund ta shikoni në videon e mëposhtme.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*