Xheljadin Etemi nga Corrotica rizgjidhet me 1261 vota në Ansamblenë e Adliswil

Xheljadin Etemi nga Corrotica rizgjidhet me 1261 vota në Ansamblenë e Adliswil

Xhelajdin Etemi nga Corrotica  është anëtar i partisë së majtë Social Demokrate PS prej rreth tetë vjetësh.

“Faleminderit për 1261 votat dhe për rizgjedhjen!

Të nderuar votues/e,
Një falenderim të madh për rizgjedhjen time në 15 prill 2018. 1261 votat nga qyteti Adliswil janë për mua një motivim dhe detyrë në të njëjtën kohë, për tu angazhuar më tepër për një qytet më të larmishëm dhe të gjallë, ku të gjithëve do ju hapet një shansë, për të jetësuar ëndrrën e tyre jetësore.

Me falenderime të përzemërta, Etemi Xhelajdin,” ka shkruar mes tjerash ansamblisti i komunës zvicerane.

Etemi jeton me familje që nga 1996 në Adliswil. Ai kishte kandiduar më 2014 në zgjedhjet lokale dhe pas dy vjetëve (dhjetor 2016) ka fituar të drejtën të jetë përfaqësues në Asamblenë Komunale të Adliswilit, ndërsa në 15 prill 2018 është rizgjedhur në këtë detyrë.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*