Barcelona e paralajmëron Interin për Rafinhan

Barcelona e paralajmëron Interin për Rafinhan

Drejtori i Barcelonës, Ariedo Braida, ka thënë se Interi duhet të vendos për Rafinhan pasi ka klube të tjera të interesuara. 

Rafinha u bashkua me Interi në një huazim prej gjashtë muajsh nga Barcelona në janar për t’i ndihmuar Nerazzurrët  që të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

Ai madje u tregua shumë i rëndësishëm në këtë kualifikim.

“Është e mundur që ai të qëndrojë në Inter, por asgjë nuk është vendosur ende”.

“ Shumë klube të tjera janë të interesuara për të”.

“Rafinha është një djalë i mrekullueshëm dhe lojtar me aftësi shumë të mira teknike. Mendoj se mund të jetë i dobishëm për Interin”.

“Ai ka arritur të kapërcejë një kohë të gjatë me lëndime dhe tani është gati për sezonin e ardhshëm. Duhet kohë për të arritur një marrëveshje”.

“Çmimet e lojtarëve janë të larta dhe tregu ka ndryshuar pas çështjes Neymar. Rafinha është lojtarë që dinë të bëjnë gjëra interesante”, ka thënë Braida.

Tags: Barcelona, Rafina

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*