E kishte poshtë oborrit, por nuk e kishte ditur – pronari i shtëpisë zbulon bunkerin e luftës që nuk është prekur në dekada (Foto)

E kishte poshtë oborrit, por nuk e kishte ditur – pronari i shtëpisë zbulon bunkerin e luftës që nuk është prekur në dekada (Foto)

Një pronar i shtëpisë që po kryente punë rinovuese gjeti më shumë se që kishte pritur kur kuptoi se një bunker i luftës gjendej në kopshtin prapa shtëpisë së tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Chris Scott i cili mbeti i habitur kur shkoi për të hetuar atë që qëndronte fshehur nën oborrin e tij, për të cilën ai gjithmonë mendonte se ishte një mbulesë kullimi pas shtëpisë së tij në Middlesborough.

Shtëpia e Scott ishte duke u rinovuar kur ndërtuesi Tony Sizer e bindi atë të hapte kapakun e kryqëzimit, i vendosur rreth 20 metra larg derës së pasme.

Pasi kaloi dy ditë duke e zbrazur zgavrën me ndërtuesin Tony Sizer, gjetën një bunker të gjerë të Luftës së Dytë Botërore që përbëhej nga dy dhoma me mure prej betoni të ngurta dhe dy kapakë shpëtimi.

Bunkeri sekret mendohet të jetë një strehë e fshehtë e cila është përdorur për të akomoduar 100 ose më shumë njerëz që jetonin në rrugë.

Scott tha: “Ajo vetëm dukej si një mbulesë kullimi. Fqinjët kishin përmendur një bunker, por unë nuk kisha menduar më për këtë”.

“Po flisja me ndërtuesin për këtë, ndërsa po pinim nga një çaj në kopsht dhe ai tha:’Ejani të shikojmë!”.

Në pjesën e poshtme të zgavrës së parë, e cila kishte një shkallë metalike të lidhur me të, kishte një derë prej druri e cila ishte e hapur dhe të çonte në dy dhoma.

Dhoma e parë ishte rreth katër metra me tre metra ndërsa e dyta ishte pesë metra me tre metra e gjerë.

Scott është drejtor menaxhues dhe jeton me gruan e tij Tony dhe vajzën e tyre tre-javore Nola. Ata aktualisht jetojnë në një apartament ndërsa shtëpia po i nënshtrohet renovimeve të gjera.

Ndërkohë 40-vjeçari tha se mund të kryejnë disa punë në bunker në të ardhmen për ta kthyer atë në përdorim.

Ai tha: “Është një dhomë shumë e madhe dhe unë me siguri do të bëj diçka me të”.

Middlesborough dhe zona e Teesides supozohet të jetë vënë në shënjestër nga nazistët për shkak të rëndësisë në prodhimin e çelikut.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*