Edhe BBC shkruan për futbollistin nga Presheva: Do të luaj edhe për përfaqësuesen e Serbisë

Edhe BBC shkruan për futbollistin nga Presheva: Do të luaj edhe për përfaqësuesen e Serbisë

Sezonin futbollistik kontravers  në Serbi e ka shënuar edhe një ngjarje pozitive , pasi në terenet serbe ka zhvilluar ndeshje edhe një shqiptarë nga Jugu i serbisë. Iljasa Zulfiu i lindur në Serbi, ka pasaport por rrëfimi i tij përpsëri mbetet i veçant, pasi pas tri dekadave bëhet futbollisti i parë shqiptarë në fubollin profesional në Serbi. Me prejardhje nga Presheva, qyteti ku që nga datlindja e tij e parë është zhvilluar luftë në mes forcave serbe dhe kryengritsit shqiptarë shkruan BBC në gjuhën serbe.

Iljasa Zulfiju (stoji) nastavlja prekinutu tradiciju/BBC

 

 

 

 

 

 

Iljasa Zulfiju i lindur në Preshevë është shqiptari i parë në futbollin profesional serb pas konfliktit të vitit 20011 në komunat Bujanoc Preshevë dhe Medvegjë, shkruan BBC në gjuhën serbe, transmeton ZeriLugines.com

Hyrja në ekipin “Radnik” të Surdulicës për atë ishte hyrje në një botë tjetër sepse ai as nuk dinte të fliste në gjuhën serbe por nuk kishte mundësin të shikonte as në televizorë.

“Kam shkuar në kurs të gjuhës serbe 3 muaj deri kur kam luajtur për të rinjtë ndërsa tani arrijë çdo ditë të mësojë gjatë ushtrimeve”, është shprehur Zulfiju, transmeton ZeriLugines.com

Ai i lindur në Mars të vitit 1998 mban pozicionin lojtar lidhës (mesfushorë) por shpreson karrierën në ndonjë ekip evropian sidomos atë në Barcelona të Spanjës.

Për atë ishte e vështirë të përgjigjet në pyetjet se për cilin përfaqësues do të luaj ai.

“Kush do të më ftoj i pari ne kemi edhe shembuj që shqiptarët luajnë për Zvicrën dhe Maqedoninë por edhe ftesën e Serbisë nuk do ta kisha refuzuar”, ka thënë futbollisti shqiptar Iljasa Zulfiu.

Shkrimin e plotë mundë të lexoni në likun e BBC në gjuhën serbe.

 

  • Data e lindjes: 27. mars 1998
  • Karijera: Lugina (Preshevë), Radnik (Surdulica), i huazuar nga Pukovci i Ozreni (Sokobanja)
  • Idolët: Andres Inijesta (Barselona) dhe Nemanja Matic (Mançester Junajted)
  • Vendi në ekip: anësorë 

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*