Fikën dritat, heshtja kaplon stadiumin, vetëm një person qëndron në fushë: Momentet e fundit të Andres Iniestas në Camp Nou

Fikën dritat, heshtja kaplon stadiumin, vetëm një person qëndron në fushë: Momentet e fundit të Andres Iniestas në Camp Nou

Gjersa Camp Nou është i zbrazur dhe lojtarët si dhe stafi njësoj u larguan gjatë mbrëmjes, një figurë e vetmuar u la ulur vetëm në fushën e Camp Nou.

Andres Iniesta, pas 22 viteve të shërbimit në klubin katalunas në Barcelonë, qëndroi i vetëm në qendër të fushës për t’i dhënë lamtumirën e fundit klubit që i dha shumë në karrierë.

Fillimisht, pas përfundimit të takimit muzikë ekzekutoi përgjatë dhjetë minutave një DJ dhe më pas ra një heshtje dhe mikrofoni më në fund u kalua tek njeriu me një milion kalime.

Andres Iniesta (Getty Images)

Iniesta ishte në lot pasi u shfaq një video e momenteve më të mira të 15 sezoneve të kaluara në klubin katalunas.

“Këto kanë qenë 22 vite të pabesueshme dhe ka qenë një nder i madh të mbrojë ngjyrat e këtij klubi. Për mua është klubi më i mirë në botë”, tha ai.

“Unë dua të falënderoj çdo njëri nga shokët e ekipit dhe të gjithë që më mbështetën në stadium. Vetëm dua të them se zemra ime do të jetë këtu përgjithmonë”, tha spanjolli.

Iniesta me titullin e kampionit spanjoll lëvizi përgjatë stadiumit, ndërsa lojtarët e Barcelonës festuan me familjet e tyre në fushë.

Andres Iniesta (Getty Images)

Andres Iniesta (Getty Images)

Andres Iniesta (Getty Images)

Andres Iniesta (Getty Images)

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*