(FOTO) 117.000 frang të fshehura në çorape dhe jastëk

(FOTO) 117.000 frang të fshehura në çorape dhe jastëk

Doganierët në vendkalimin kufitar Gradina kanë zbuluar rreth 100.000 frangë zviceran kur një veturë e tipit “Audi” me targa të Zvicrës ka ardhë në kontrollë, shoferi 52 vjeçar, shtetas i Austrisë dhe bashkëudhtari me shtetësi zvicerane, të dy me prejardhje turke kishin thënë se nuk kanë asgjë për të deklaruar.

Me kontrollim të detajuar të veturës, doganierët kanë zbuluar se në çorapë të qepur në jastëk i cili gjenden në ulësen e pasme të veturës gjendeshin 117.000 frang zviceran.

Në xhepat e udhëtarëve janë gjetur edhe nga 3000 frang, udhëtarëve pastaj iu janë kthyer shuma e lejuarnga 10.000 euro, ndërsa 96.000 frang janë mbajtur.

  

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*