Imazhe tjera mbresëlënëse të Xhensilës në muajt e fundit të shtatzënisë

Imazhe tjera mbresëlënëse të Xhensilës në muajt e fundit të shtatzënisë

Vetëm pak javë e ndajnë këngëtaren Xhensila Myrtezaj nga sjellja në jetë e vajzës së parë.

Pak para se të bëhet nënë për herë të parë, ajo ka vendosur të realizojë një set të mrekullueshëm fotografik.

Këtë fotosesion ajo e ka bërë në kompaninë e koleges së saj, rezarta Shkurta, teksa ka realizuar edhe një video.

Xhensila shfaqet mjaft atraktive duke pozuar me barkun e rrumbullakosur.

Në disa prej imazheve, këngëtarja shfaqet e veshur në stilin e perëndeshave, teksa pranë vetes mbanë instrumentin e harpës.

Në fotografitë tjera, Myrtezaj pozon në një trëndafil gjigant në liqen, e veshur në ngjyrën rozë, duke bërë ndërlidhjen më të bukur me natyrën.

“I dashur Zot, faleminderit”, ka shkruar ajo në një nga fotografitë më të pëlqyer nga fansat.

Tags: Xhensila

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*