Inter pas 6 viteve në Champions

Inter pas 6 viteve në Champions

Interi ka arritur ta fitojë ndeshjen e fundit të kampionatit në Serie A ndaj Lazios në udhëtim me rezultat 2-3.

Kjo fitore ia ka siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm skuadrës së Luciano Spalettit.

Pjesa e parë e takimit ishte shumë aktive me të dyja skuadrat që krijuan shumë raste, por ishin vendasit që patën diçka më shumë nga loja dhe shënuan dy gola.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e nëntë të ndeshjes dhe ishte Ivan Perisic që devijoi një goditje të fortë të Adam Marusic për epërsinë e Lazios 1-0.

Festa e Lazios pas golit të parë (Getty Images)

Megjithatë, Nerazzurrët arritën të kthehen në lojë duke shënuar për 1-1 në minutën e 29-të me anë të Danilo D’Ambrosios.

Momenti i golit nga D’Ambrosio (Getty Images)

Në fund të pjesës së parë ishte Felipe Anderson (41′), i cili shënoi për 2-1 pas një kundërsulmi dhe dërgoi skuadrën e tij në pushim me epërsi.

Anderson kaloi Lazion në epërsi (Getty Images)

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë, por mysafirët arritën të shënojnë dy gola dhe të fitojnë ndeshjen.

Fillimisht ishte Mauro Icardi (78′), i cili barazoi 2-2 nga pika e bardhë dhe Matias Vecino (81′) shënoi me kokë për 2-3 dhe vulosi fitoren dhe rezultatin përfundimtar.

View image on TwitterView image on Twitter

Inter

@Inter_en

78′ Fifth place 😰
82′ Fourth place and back in the @ChampionsLeague! 🤤@MauroIcardi and @vecino you legends! 👏👏🇦🇷🇺🇾

Pas kësaj fitore, Interi e sheh veten të kualifikuar në Ligën e Kampionëve, pasi përfundon në pozitën e katërt me 72 pikë, po aq sa ka edhe Lazio në vendin e pestë, por me rezultate më të këqija në ndeshjet direkte. /Telegrafi/

Rogelio Arosemena@Rarosemena11

¡EL @inter VUELVE A LA CHAMPIONS! Con este heroico gol de Matias Vecino, el le dio la vuelta al marcador y celebra su clasificación a la Fase de Grupos de la @ChampionsLeague
⚫️🔵⚫️🔵⚫️🔵⚫️🔵⚫️🔵

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*