Interi ofron 50 milionë euro për Benzeman

Interi ofron 50 milionë euro për Benzeman

Skuadra e Interit ka bërë gati 50 milionë euro për transferimin e sulmuesit të Real Madridit, Karim Benzema gjatë kësaj vere.

Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja italiane “Tuttosport”.

Benzema 30-vjeçar, shihet si përforcim ideal për skuadrën e Interit për edicionin e ardhshëm, sidomos pasi do të luajë edhe në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi francez pritet të largohet nga Reali gjatë kësaj vere edhe pse me madrilenët ka kontratë deri në vitin 2021.

Ai këtë edicion ka shënuar 11 gola dhe ka bërë 12 asistime në 46 ndeshje në të gjitha garat.

Benzema është pjesë e Realit prej vitit 2009, por kohëve të fundit nuk ka qenë zgjedhje e parë për sulmin e skuadrës. Ai ka kohë që kërkohet edhe nga skuadra e Arsenalit.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*