Këto janë tetë skuadrat shqiptare që do të luajnë në garat evropiane – Tri në Ligën e Kampionëve dhe pesë në Ligën e Evropës

Këto janë tetë skuadrat shqiptare që do të luajnë në garat evropiane – Tri në Ligën e Kampionëve dhe pesë në Ligën e Evropës

Tetë skuadra nga trojet shqiptare do të na përfaqësojnë në garat evropiane gjatë sezonit të ardhshëm në Ligën e Kampionëve dhe në Ligën e Evropës.

Duke filluar nga Drita në Kosovës që është shpallur kampion dhe do të luajë në paraeliminatoret e Ligës së Kampionëve.

Prishtina si nënkampion i Superligës do të merr pjesë në kualifikimet e Ligës së Evropës.

Në Shqipëri skuadra që e fitoi titullin, Skënderbeu, është dënuar me 10 vite me mos pjesëmarrje në garat evropiane dhe atë pritet ta zëvendësojë Kukësi në Ligën e Kampioonëve.

Klube si Luftëtari, Laçi dhe Partizani do të marrin pjesë në kualifikimet për Ligën e Evropës.

Nga Maqedonia do të jetë Shkëndija që e ka sunduar kampionati, por e ka fituar edhe Kupën.

Kuqezinjtë do të jenë skuadra shqiptare e tretë që do të luajë në Ligën e Kampionëve.

Edhe Shkupi do të luajë në Evropë, pasi e ka siguruar vendin e katërt.

Shkupjanët do të bëjnë pjesë në Ligën e Evropës.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*