KF Lugina mposht KF Alakincë me rezultat 4:0 (Video)

KF Lugina mposht KF Alakincë me rezultat 4:0 (Video)

Te dielën më 13 maj në stadiumin e qytetit të Preshevës është luajtur derbi i Javës së 21  e ligës së rrethit të Pçinjës ku  K.F. Lugina ishte  nikoqir i kësaj ndeshje dhe priti K.F.Alekinca.

Ndeshja u zhvillua të dielën në stadiumin e qytetit të Preshevës duke filluar nga ora 16:30.

Edhe përkundër motit të ligë me reshje të shiut të kohë pas kohëshme këta djelmosha ishin këmbëgulës në fitore ku në pjesën e parë të kësaj loje shënuan 2 gola në drejtim të kundërshtarit ku  pjesa e parë përfundoi me rezultat 2:0

Mirëpo K.F Lugina nuk u ndal me kaq me çfarë kërkonte më shumë fitore ku në pjesën e dytë të kësaj ndeshje K.F Lugina shënoi dhe 2 gola të tjerë kundërshtarit të sajë K.F Alakinca dhe kështu kjo ndeshje përfundoi me rezultat 4:0

Gola shënues gjatë kësaj ndeshje ishin Qëndrim Hetemi 3 gola si dhe Fuad Sinani shënoi 1 gol.

Nagip Jakupi kryetar i KF Lugina pas zhvillimit të kësaj ndeshje shpreh i kënaqur me arritjen e kësaj fitore.

K.F.Lugina krenaria e qytetit të Preshevës

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*