Myslimani në Indi rrahet për vdekje pasi theri lopën

Myslimani në Indi rrahet për vdekje pasi theri lopën

Është rrahur deri në vdekje një mysliman në Indi, i cili akuzohej për therjen e një lope.

45 vjeçari shënon viktimën e fundit të komunitetit Hindus, qe e shohin lopën si të shenjtë.

Rrobaqepësi Siraj Khan u sulmua në distriktin Satna, dhe ka humbur jetën në vendin e ngjarjes pasi që nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

“Ne kemi arrestuar katër njerëz, dhe ata tani janë dërguar në mbajtje. Jemi duke hetuar se çka e shkaktoi këtë sulm të tmerrshëm”, kanë thënë organet policore.

Hindus e shohin lopën si të shenjtë, dhe therja e tyre, apo konsumimi i mishit të tyre, është i ndaluar në shumicën e shteteve indiane, përcjell KosovaPress.

Në shtetin Pradesh therja e lopës dënohet deri me 7 vite burgim, por shumë pjesë të tjera të Indisë japin burg të përjetshëm për këtë shkelje.

Tags: India, Lopça

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*