Në çerdhen ”8 marsi” në Preshevë është mbajtur orë përgatitore (Video)

Në çerdhen ”8 marsi” në Preshevë është mbajtur orë përgatitore (Video)

Në çerdhen ”8 Marsi” është mbajtur orë praktike gjatë së cilës edukatoret e çerdhes së bashku me nxënësit zhvillojnë orën e mësimit mirëpo në prani të drejtoreshës së entit parashkollorë dhe mësueseve të shkollës fillore ‘’Prof.Ibrahim Kelmendi’’ në Preshevë.

Ora e mësimit është zhvilluar si çdo orë tjetër e zakonshme gjatë së cilës nëxënësit kanë përsëritur gjërat që kishin mësuar, mësonin numrat, shkruanin dhe vizatonin.

Drejtoresha e entit parashkollorë znj.Senavere Shaqiri na tregoi që orët përgatitore aktive mbahen çdo muaj në të gjitha paralelet e çerdheve ndërsa sot eduktatorja Ajla Kamberi ka mbajtur orën praktike me nxënësit.

Orët përgatitore aktive janë shumë të rëndësishme sepse argumentojnë nivelin e parapërgatitjes së nxënësve për në klasë të parë në të gjitha lëmit si dhe të njëjtjën kohë bëhet dhe vlerësimi i punës së edukatoreve.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*