Shaqirin do ta shohim përsëri në Ligën e Kampionëve, Tottenham gati ta paguajë klauzolën e gjilanasit

Shaqirin do ta shohim përsëri në Ligën e Kampionëve, Tottenham gati ta paguajë klauzolën e gjilanasit

Xherdan Shaqiri po kalon ditët e fundit si futbollist i Stoke Cityt.

Ylli nga Kosova ka rënë nga elita e futbollit anglez me skuadrën e tij por kishte paraqitje personale mjaftë të mira.

Me rënien në Championship të Stoke, Shaqiri mund të largohet nga klubi për një shumë prej 14,5 milionë euro pasi ashtu është klauzola në kontratën e tij.

Së fundmi mediat angleze kanë raportuar se skuadra e madhe angleze Tottenham Hotspur është duke tentuar transferimin e gjilanasit.

Spurs besohet se kanë bërë një ofertë ku janë të gatshëm ta paguajnë klauzolën e lojtarit.

Edhe vet reprezentuesi i Zvicrës ka thënë se do t’i pëlqente të luante në Ligën e Kampionëve.

Xherdan Shaqiri duke festuar një gol me fanellën e Stoke Cityt (Getty Images)

“Është e rëndësishme për mua të gjej një klub ku trajneri dhe drejtorët do të donin të nënshkruanin me mua”.

“Do të ishte mirë nëse ky klub luan në Evropë, pasi qëllimi im është të luaj në Ligën e Kampionëve”, u shpreh Shaqiri, duke nënkuptuar se është pro kalimit tek Spurs.

Por Spurs nuk do ta kenë të lehtë transferimin e Shaqirit, pasi konkurrenca për të nënshkruar me të është mjaftë e madhe.

Everton, Southampton, Newcastle United dhe Huddersfield gjithashtu e duan lojtarin.

Ndërkohë në Gjermani, Shaqirin po e presin Borussia Dortmund, Eintracht Frankfurt dhe Hoffenheim.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*