Shpallet konkuris për mjete financiare për zhvillimin e Bujqësisë 2018

Shpallet konkuris për mjete financiare për zhvillimin e Bujqësisë 2018

Në bazë të vendimit III.Nr.320-22,të datës 23.04.2018,të lëshuar nga Këshilli Komunal i Komunës së Preshevës, Komisioni për Zhvillimin dhe Subvencionet në Bujqësi shpallë

K O N K U R S

Për realizimin e ndarjes së mjeteve financiare nga buxheti i Komunës se Preshevës për zhvillimin e Bujqësisë për vitin 2018 dhe përcakton llojin e subvencionimit dhe kriteret.
I. Llojet e Subvencionimit në bujqësi sipas sektorëve:

1.Sektori i pemëtarisë,
2.Sektori i prodhimtarisë bimore,
3.Sektori i blektorisë
4.Sektori i bletarisë
5.Sektori i Ujitjes

1. Për investime në bujqësi sektori i pemtarisë (blejren e fidaneve dhe mjetet mekanike ngjitëse) edhe atë:

-fidane të pemëve (mollë, dardhë, rrush, arrë, mjedra,…etj.), 
-rrethojë teli dhe shtylla rrethoje (për vreshtë, mjedra,…etj.), 
-atomizer për spërkatje, 
-pjatore, 
-pllugj, 
-frezë traktori, 
-shpërndarëse të plehut artificial. -…etj.

2.Për investime në bujqësi sektori i prodhimtarisë bimore (blerjen e mjeteve mekanike ngjitëse) edhe atë:

-kosë rotacione, 
-mbledhës sone 
-spërkatëse traktori(pompë), 
-mbjellëse të patateve, 
-nxjerrëse të patateve, 
-shpërndarëse të plehut artificial, 
-mbjellëse të grurit, 
-mbjellëse të misrit, 
-frezë traktori, 
-pjatore, 
-pllugj, 
-trina, -…etj.

3.Për investime në bujqësi sektori i blektorisë (blerjen e mjeteve mekanike ngjitëse, aparateve elektrike dhe materialit per ndertimin e shtallave) edhe atë:

-pompë për mjeljen e lopëve, 
-laktofriz për qumshtin, 
-makina për përgaditjen e ushqimit të kafshëve (bluarëse drithi,etj), 
-elevator shiritor për transportin e dengjeve të ushqimit për kafshë, 
-pompë për thithjen e plehut të lëngët shtazor 
-material ndertimor per shtalle -etj…

4.Për investime në bujqësi sektori i bletarisë(blerjen e shoqërive bletore dhe pajisjeve për bletari) edhe atë:

-blerja e shoqërive bletore, 
-blerja e koshereve për bleta , 
-blerja e elementeve për koshere në pjesë veç e veç -…etj.

5.Për investime në bujqësi sektori për ujitje ( blerjen e paisjeve për ujitje) edhe atë:

-pompë për ujitje (motor për ujitje,pompë motokultivatori,traktori),
-zorrë për ujitje me pajisjet përcjellëse,
-blerja e sistemit pikë-pikë me pajisjet përcjellëse, -…etj.

II. Kriteret e Konkursit

1.Dokumentacioni i nevojshëm
2.Kushtet e konkurimit
3.Afati i konkurimit dhe dorëzimi i dokumenteve

1.Dokumentacioni i nevojshëm për konkurim në këtë konkurs janë:

– Kërkesa të cilën e merrni në sportelin e sigurimit në hyrje të komunës (e cila përmban në vete: të dhënat e konkuruesit,deklaratën e bashkësisë familjare,gjendjen socio-ekonomike, aktivitetin të cilin e zhvillon apo mendon ta zhvilloj,etj)

– Vërtetimi mbi statusin aktiv në regjistrin e ekonomive bujqësore,

– Numri i llogarisë bankare,

– Parallogarija për mjetet apo pajisjet që mendon ti blejë – fotokopje e letërnjoftimit.

2.Kushtet e konkurimit

-Të drejtë konkurimi kanë të drejtë të gjithë personat fizik të cilët mirren apo mendojnë të mirren me aktivitetet e bujqësisë në sektorët e lartëpërmendur,

-Përparësi në përzgjedhje kanë personat të cilët nuk kanë qenë përfitues të subvencioneve në vitet e kaluara, personat me gjendje socio-ekonomike më të dobët,personat me më shumë anëtarë të familjes.

-Përfituesit e këtij subvencioni obligohen që së paku 16 orë pune apo dy ditë,të punojnë punë shoqërore për komunitetin në vendbanimin e tyre rrespektivisht bashkësinë lokale.

-Përfituesit e këtij subvencioni obligohen që mjetet apo pajisjet që i blejnë mos ti shesin apo tjetërsojnë në afat prej 5 viteve,në të kundërtën në bazë të vendimit të lëshuar për përfitimin e subvencionit duhet që mjetet e përfituara ti kthejnë në tërësi pranë organit kompetent komunal,e nëse nuk i kthen organi komunal me padi përmes gjykatës do ta detyrojë ti kthejë mjetet në tërësi.

-Pjesëmarrja në financim nga konkuruesit është:

Nr. Vlera e përgjithshme e aplikimit Pjesëmarrja e komunës Pjesëmarrja e konkuruesit
1. Deri në 120.000.00 din 100% 0%
2. Nga 121.000.00 deri në 270.000.00 din 85% 15%
3. Nga 271.000.00 deri në 450.000.00 din 70% 30%

3. Afati i konkurimit dhe dorëzimi i dokumenteve

-Afati i konkurimit është 15 ditë nga data e shpalljes (deri më datë 31.05.2018),në panelin e shpalljeve të komunës së Preshevës,në faqen elektronike të komunës dhe në mjetet lokale të informimit.

-Dorëzimi i dokumentacionit bëhet në sportelin pranues të komunës së Preshevës me mbishkresën Komisionit për Zhvillimin dhe Subvencionet në Bujqësi për vitin 2018 në Komunën e Preshevës.

-Dokumentacioni i pakompletuar dhe i dorëzuar jashta afatit nuk do të shqyrtohen nga ana e Komisionit.

Kryetar i Komisionit
Afrim Abdullahu

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*