Shqiptarët e Egjiptit prapa “kolonisë së fshehur”

Shqiptarët e Egjiptit prapa “kolonisë së fshehur”

Këto ditë, shtëpia botuese egjiptiane “Dar al-Shuruk” nxori në shitje një version të zgjeruar të librit “Nga historia e shqiptarëve të Egjiptit gjatë shek. XV-XX”, i cili doli më parë në botim i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, por tani me një titull shumë tërheqës: “Kolonia e fshehur – Nga historia e shqiptarëve të Egjiptit”.

Në kopertinë, sikurse brenda, paraqiten shumë piktura të piktorit të njohur francez Leon Gerom (1824 – 1904) që i ka njohur mirë shqiptarët e Egjiptit dhe ua kushtoi një cikël të tërë me veshjet e tyre kombëtare.

Botimi egjiptian nuk dallohet vetëm me dy kapituj të rinj dhe shumë dokumente nga Arkivi Shtetëror i Shqipërisë, por edhe me këtë titull të ri që e zgjodhi botuesi egjiptian për të paraqitur enigmën e kësaj kolonie që del vërtet si një karakteristikë e saj në mesin e kolonive të tjera në Egjiptin gjatë sundimit të dinastisë së Mehmet Ali pashës (1805-1950)…

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*