(VIDEO) Deponia e Preshevës, rrezik për jetën e qytetarëve, ndalohet keqpërdoruesit

(VIDEO) Deponia e Preshevës, rrezik për jetën e qytetarëve, ndalohet keqpërdoruesit

Deponitë e egra në Komunën e Preshevës janë një pasqyrë e disfatës shoqërore për mirëmbajtjen e ambientit.

Këtë fenomen po e fuqizojnë , qytetarë të pandërgjegjshëm duke  hedhur mbeturina vend e pa vend. Nga ky akt po dëmtohet edhe imazhi i qytetit të Preshevës.

Deponia e mbeturinave Przhar që gjendet në rrugën magjistrale Preshevë-Gjilan , tashmë është kapluar nga mbeturinat.

Përveq kësaj dëmin që e bëjnë është çka edhe i ndezin mbeturinat dhe po e ndëmtojn ajrin e qytetit të Preshevës.

Enver Aliu kryeshef i inspekcionit pranë administratës Komunale në Preshevë për Rtv Aldi tha se si drejtori sëbashku me inspektorët kemi dal në teren dhe kemi vëzhguar për së afërmi dhe kemi parë dëmin qe po i shkaktojnë vendit tonë, pamje jo të mirë po i japin me hedhjen e mbeturinave vend e pa vend.

z.Aliu po ashtu tha se  kemi planë si drejtori që para ardhjes së bashkatdhetarëv në vendin tonë të marrim aksionin për pastrimin e rrugës kryesore nga qendra e qytetit të Preshevës deri tek deponitë e egra ta bëjm pastrimin e rrugës në të dy anët.

Qytetarët e pandërgjegjshëm tashmë nuk po zgjedhin vend se ku ti hedhin mbeturinat, apo aty ku i vie më afër edhe pse në deponinë e qytetit nuk i pengon askush që ti hedhin.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*