(VIDEO) Flet me brushë Demir Behluli ( 10.02.1938 – 04.05.2018 )

(VIDEO) Flet me brushë Demir Behluli ( 10.02.1938 – 04.05.2018 )

Teksti dhe muzika : Demir Krasniqi

N’ Karadak, në fshatin Binçë,
Një ditë shkova me ca miq …
Hymë në kishë për mrekulli –
Me pa art dhe histori !…

Flet Nexhmije Pagarusha –
A po e shihni çka bënë brusha ?
Me sy t’ mprehtë e me punë dore –
Krijon vepra madhështore !

Me një brushë e ngjyrë magjike –
Jetëson ngjarjet historike,
Ringjallë fytyrat patriotike ,
Legjendat tona kreshnike !…

Të gjithë trimat e Karadakut –
Me një gjuhë e ngjyrë t’ një gjakut ,
Thua se ngjallej Dedë Gjon Luli ,
Flet me brushë Demir Behluli !

U mahnit Dardani e Nora –
Eu, Demir, Ty, të lumtë dora !
Të lumtë dora, të lumtë syri –
Arti yt, n’ histori hyri !

Eu, Demir, Ty, të lumtë dora –
S’ të lagë shiu, s’ te ngrinë bora ,
S’ të tremb murrlani , as stuhia ,
Lum Kosova e lum Shqipëria !…

N’ fshatin Binçë, n’ atë shtëpi t’ Zotit –
I pashë trimat e Kastriotit ,
N’ luftë me turqit ballë për ballë ,
S’ kishin vdekur, por ishin t’ gjallë !

Pashë t’gjithë trimat e shqiptarisë –
Të Janinës, Krujës, t’ gjithë Malësisë ,
Bijë t’ Drenicës e t’ Karadakut ,
Që i vunë zjarrin anadollakut !…

N’ kishë të Binçës – pashë një Zot ,
Pashë shumë trima e patriotë …
Kisha e Binçës – të gjithë ju dine :
Nuk flet ma n’ gjuhën latine !

Ku hyn Dema , n’ shumë xhamia –
S’ ka “elife” nga Arabia !
T’ gjitha lutjet shkruhen shqip –
Për një Zot e për një dritë !

S’ ka më “ harfe” të mejtepit –
Por , ka shkronja të alfabetit ,
Predikues të fakultetit ,
Që i sjellin dritë miletit !…

Nga gëzimi pikon loti –
Kur në shqipe shkruhet : ZOTI !
Shkruhet shqip : ZOTI ËSHTË NJË –
Çdo gjuhë t’ botës mirë e njeh !

Shkruhet shqip :ZOTI ËSHTË MË I MADHI –
Ai e di kush është SHQIPTARI !
Është ILIRI – FAQEBARDHI ,
Në Ballkan – POPULL MË I PARI !

Gjilan, më 10.02.1998.
Demir Krasniqi

 

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*