(VIDEO) Kancelarja Angela Merkel, një fanse e këngëtares shqiptare Eleni Foureira

(VIDEO) Kancelarja Angela Merkel, një fanse e këngëtares shqiptare Eleni Foureira

Kënga “Fuego” e shqiptares Eleni Foureira ishte nga më të suksesshmet e këtij viti në “Eurovision”.

Ajo arriti që t’i sigurojë Qipros vendin e dytë, rekordin më të lartë që ky shtet ka arritur ndonjëherë në festivalin evropian.

Eleni Foureira (Foto: Getty Images)

Performanca ritmike e këngëtares shqiptare është kthyer në hit, dhe ajo po dëgjohet kudo.

E një fanse e Elenit, duket të jetë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Angela Merkel (Foto:Getty Images)

Në samitin e djeshëm të BE-së me Ballkanin Perëndimor, Merkel ka thënë duke qeshur se preferon këngën “Fuego”.

Ndërkohë që edhe Presidenti i Francës, Macron, kishte të njëjtin mendim.

Eleni Foureira (Foto: Getty Images)

Ndërsa Eleni, e lumturuar nga ky fakt, nuk hezitoi të ndajë me fansat e saj në Twitter dhe Instagram faktin se sa e lumtur është ndjerë që kënga e saj po pëlqehet nga figurat e larta ndërkombëtare. /Telegrafi/

,

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*