(VIDEO) Medreseja e Preshevës pavarësohet nga ajo e Novi Pazarit

(VIDEO) Medreseja e Preshevës pavarësohet nga ajo e Novi Pazarit

Viti 2014 ishte kur për herë të parë në Preshevë është hapur Medreseja e shkollës së mesme gjë që ishte mjaft e mirëpritur nga qytetarët tanë.

Udhëheqësi i këtij institucioni fetar koordinatori i Medresesë në Preshevë prof.Mehmet ef Sahiti për Rtv Aldi tha ky është një lajm i mirë për neve, ne tani  kemi parë që janë pjekur kushtet që Medreseja e Luginës së Preshevës të veproj e pavarur.

z.Sahiti gjatë kësaj interviste foli edhe për emrin dhe statusin e këtij instuticioni fetar ku tha se për emrin do të konsultohemi me dy Këshillat e Bashkësisë Islame në Preshevë dhe Bujanoc dhe me imam të Luginës, ndërkaq statusi i sajë do të jetë si gjithë medreset e tjera të pavarura siç janë në rajon.

Më 5 maj të këtij muaji Medreseja në Preshevë përcolli gjeneratën e parë të këtij instuticioni fetar shkollë kjo e cila u hap në vitin 2014.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*