Xhavit Haliti e Arben Gashi përplasen fizikisht në Kuvend (Video)

Xhavit Haliti e Arben Gashi përplasen fizikisht në Kuvend (Video)

Kuvendi i Kosovës është mbledhur sot pasdite për të votuar kandidatët për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Por gjatë votimit ka ndodhur një incident mes të kryesuesit të seancës së Kuvendit, Xhavit Halitit dhe deputetit të LDK-së, Arben Gashit.

Haliti dhe Gashi  dje janë sharë  ndërmjet vete edhe me fjalë banale ndërsa sot janë përleshur edhe fizikisht.

Ishte Haliti ai i cili pasi që mbushi fletën e votimit për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese e sulmon fizikisht deputetin Gashi.

Veprimi i Halitit ishte i qëllimshëm ndërsa ishin deputetët ata që nuk lejuan që situata të eskalojë edhe më tej.

Në konflikt është përfshirë edhe deputeti i AAK-së Gani Dreshaj por i cili është ndaluar nga deputetët tjerë.

Pas kësaj kryetari i Kuvendit Kadri Veseli i ka lutur të gjithë deputetët që të konceptohen në proces të votimit.

“Iu respektoj shumë të gjithë por iu kisha lutur të gjithë për hir të familjeve dhe sakrificës që të ndalen sjelljet e pahijshme në Kuvend.”, ka thënë Veseli.

Gjithashtu, duhet kujtuar se përplasje verbale mes Halitit e Gashit kishte edhe në seancën e së enjtes.

Derisa Gashi kërkonte fjalën për t’iu kundërpërgjigjur akuzave të deputetit Milaim Zeka për LDK-në dhe Ibrahim Rugovën, kryesuesi Xhavit Haliti, nuk ia ka dhënë fjalën duke i thënë se askush nuk ia ka përmendur emirin.

Deputeti Gashi reagoi duke i thënë Halitit “Balosh ama fjalën”, ”mashtrues”, por dëgjohet edhe teksa i thotë “le të shkon në rrotë të samës”, transmeton KP.

Atij iu ka kundërpërgjigjur kryesuesi Haliti, duke i thënë “qen bir qeni” dhe fjalë të tjera.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*