Zaev: Republika Ilindenase e Maqedonisë është emri për të cilin mund të ketë marrëveshje (Video)

Zaev: Republika Ilindenase e Maqedonisë është emri për të cilin mund të ketë marrëveshje (Video)

Liderët e partive politike sot kanë mbajtur takim, në të cilin kanë diskutuar për çështjen e emrit dhe negociatat me Greqinë.

Kryeministri Zoran Zaev në deklaratë për media tha se emri “Republika Ilindenska Makedonija” është propozimi për të cilin mund të ketë kompromis me Greqinë, percjelle ZeriLugines.com

“Sot në takim me krerët shtetëror informova në lidhje me negociatat me Greqinë për emrin. Informova presidentin, kryetarin e Kuvendit se qeveritë e dy vendeve flasin për opsione që mund të jenë të pranueshme për të dy vendet. “Republika Ilindenska Makedonija”, (shqip: Republika Ilindenase e Maqedonisë) është propozimi rreth të cilit mund të ketë kompromis me Greqinë. Me këtë garantohet identiteti i maqedonasve, multietniciteti duke përfshirë të shqiptarët, romët, turqit, vllehët dhe të tjerët. Ilindeni nuk ka asnjë aspiratë territoriale ndaj asnjë shteti, përfshirë edhe Greqinë”, tha mes tjerash Zaev.

Ai tregoi edhe histori tjera për Ilindenin, duke thënë se na duhet “Ilinden i 4” me të cilin do të arrihet marrëveshje me Greqinë, që sipas tij, do të hapte rrugën për anëtarësimin në NATO dhe BE.

Kryeministri Zaev për këtë propozim kërkoi mbështetje nga gjitha partitë dhe qytetarët, pasi siç tha është hap shumë i madh, i cili mund ta mbyll çështjen 25 vjeçare me Greqinë.

Tags: emri, Maqedonia

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*