Aktivitet humanitar fetarë në Bujanoc, eja kontribo sipas vullnetit

Aktivitet humanitar fetarë në Bujanoc, eja kontribo sipas vullnetit

Në sallën e madhe të shtëpisë së kulturës në Bujanoc organizohet program humanitar me përmbajtje fetare nën organizimin e shkollës së mesme “Sezai Surroi në bashpunim me Bashkësinë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Ky manifestim mbahet ditën e Hënë më 4 Qershor me fillim nga ora 13:15 me moton “Kënaq të madhin Zot duke ndihmuar atë që kanevojë, të buzëqeshin edhe ata me ne, jemi pjestarëtë njëjtës botë dhe rob i tëvetmit Zot”, transmeton zeriLguines.com

Programi përfshinë ligjërata nga Nexhmedin Ademi, ilahi nga Nderim Alimi, Kur’an nga Muhamed Ademi dhe pjesa tjetër e programit nga nxënësit e shkollës.

Organizatorët kanë ftuar për pjesëmarrje ndërsa çmimi për hyrje është aq sa ka mundësi të dhuroni.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*