Arrestohet në Beograd snajperisti serb që mori pjesë në luften në Kosovë

Arrestohet në Beograd snajperisti serb që mori pjesë në luften në Kosovë

Policia serbe ka ndërmarrë një aksion sot në Beograd të quajtur “Rrufeja”. Në aksion është kapur i dyshuari me emër, Danilo Tesiç, raporton kurir.rs

38-vjeçari akuzohej se në rrugët e Serbisë ndalonte qytetarët duke u prezantuar si polic të cilët i plaçkiste më pas.

Pas arrestimit, Tesiç është dërguar në Prokurorinë Themelore në Beograd.

Mësohet se i njëjti ka qenë ish-snajper i ushtrisë serbe në luftën e Kosovës. Ai ka qenë pjesë e dy betejave, në Junik dhe Suharekë.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*