Biblioteka e Preshevës pasurohet më libra të rinj, donacion nga MKRS e RKS

Biblioteka e Preshevës pasurohet më libra të rinj, donacion nga MKRS e RKS

Pas angazhimit permanent të drejtorit të bibliotekës Reshat Neziri, biblioteka e qytetit ‘’Mehmet Jusufi’’, është pasuruar me titujt të ri të librave në gjuhën shqipe, të autorëve shqiptarë dhe të huaj.

Librat tashmë kanë arritur në bibliotekën e qytetit, ku numërohen mbi  550 tituj me afro 1 mijë ekzemplarë. Në mesin e këtij thesari janë edhe revistat.

Ftojmë të gjithë adhuruesit e fjalës së shkruar që të vizitojnë bibliotekën ‘’Mehmet Jusufi ‘’,dhe të shfletojnë librat e rinj. Biblioteka ‘’Mehmet Jusufi’’, është njëri ndër institucionet më të pasura me titujt në rajon . Në këtë thesar të diturisë çdo ditë po shtohet numrin e titujve të rinj, me synimin e nxitjes së lexuesve dhe motivimit të tyre për të qenë sa më afër librit.

Këtë aktivitet po e përmbyllim me këtë thënie:

“Librat janë dhuratë e shkëlqyer nga shkaku se në çaste të vështira, lexuesit i japin shpresë.” Glenn Beck

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*