Kanë filluar regjistrimet në Medresenë e Luginës së Preshevës (Video)

Kanë filluar regjistrimet në Medresenë e Luginës së Preshevës (Video)

Medreseja e Luginës së Preshevës këtë vitë ka përcjellur gjeneratën e e parë të maturantëve të kësaj shkolle e me këtë rast kjo e fundit ka filluar përgatitjet për regjistrimin e nxënësve të rinj të cilët do të ndjekin proçesin mësimor për vitin e ri shkollor.

Regjistrimet në Medresenë e Luginës së Preshevës kanë filluar dy ditë para fillimit të ramazanit dhe afati i aplikimit është deri më 3 korrik ku më datë 5 korrik nxënësit do ti nënshtrohen provimit pranues kështu u deklarua Mehmet Sahiti koordinator i medresesë për TV Aldi.

Medreseja e Luginës së Preshevës përveç që i ofron nxënësve mësimin fetar  në këtë shkollë nxënësit kanë mundësinë të mësojnë edhe lëndë shkencore poashtu mësohen edhe pesë gjuhë të huaja.

Medreseja e Luginës së Preshevës ka treguar rezultate të shkëlqyera dhe kjo gjë vërtetohet nga nxënësit shembullorë të cilët tashmë kanë filluar regjistrimet nëpër fakultete të ndryshme.

 

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*