Mustafa: Ftoj qytetarët të thërrasin me një zë “Duam çlirimin e Preshevës”

Mustafa: Ftoj qytetarët të thërrasin me një zë “Duam çlirimin e Preshevës”

Kryetari i PDSH-së Ragmi Mustafa sot në një konferencë të mbajtur për media ka akuzuar rëndë pushtetin e Komunës së Preshevës sipas tij për një “shkathtësi për konvertimin e një realiteti të mirëfilltë në një mashtrim, sepse kanë premtuar ndërtimin e fabrikave të numërta që do të punësohen të rinjtë”.
Sipas kryetarit të PDSH-së Ragmi Mustafa, institucionet e pushtetit vendor në Komunën e Preshevës janë konvertuar në fabrika ku punësohen punëtorët. Këto zhvillime Mustafa i ka quajtuar “absolutisht jo të qëndrueshme për qytetarët e Komunës së Preshevës, shkruan presheva al, transmeton zerilugines.com

Mustafa ka potencuar se shpenzimet e muajve të kaluar do të duhej të bëhen në investime përmbajtësore në territorin e Komunës së Preshevës dhe për hapjen e vendeve të reja të punës. Më tej kryetari i PDSH-së Ragmi Mustafa ka vlerësuar se buxheti i Komunës është konvertuar në buxhet shërbimesh dhe jo investime kapitale.

“Ftoj të gjithë qytetarët mendje ndritur, gjithë intelektualët, biznismenët, tregatrët, studentët, bujqit, këshilltarët si dhe të gjitha shtresat e popullsis në territorin e Komunës Preshevë që të thrasin vetëdijen e tyre, të thrasin dhe të brohoritin me një zë “Duam çlirimin e Preshevës”, ka thënë Ragmi Mustafa në konferencën për media të mbajtur sot në zyrën e PDSH-së.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*