Nxënësit e shkollës fillore ”Dituria” Corroticë kanë shënuar Ditën Botërore të Fëmijëve (Foto, Video)

Nxënësit e shkollës fillore ”Dituria” Corroticë kanë shënuar Ditën Botërore të Fëmijëve (Foto, Video)

Nxënësit e shkollës fillore ”Dituria” Corroticë kanë shënuar Ditën Botërore të Fëmijëve…

Një aktivitet tjetër me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Fëmijëve është zhvilluar edhe në fshatin Corroticë nga nxënësit e shkollës së këtij fshati. Fëmijë të shumtë, prindër të fëmijëve ishin mbledhur për të festuar këtë ditë nëpërmjet një programi argëtues me lojëra të ndryshme.

Nxënëset Alma Nexhibi dhe Riga Qerimi na treguan në lidhje me organizimin e këtij programi si dhe uruan të gjithë fëmijët festën e 1 Qershorit.

Lojëra të ndryshme garësuese ndërmjet nxënënësve të ciklit të ulët u zhvilluan me këtë rast edhe nxënësit e klasës së parë dhe të dytë të cilët sapo kishin përfunduar raundin e parë të lojës na treguan për eksperiencën e tyre.

Ky program për shënimin e ditës së fëmijëve është edhe një shenjë e sensibilizimit të shoqërisë për ditë të rëndësishme si këto.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*