Shoqëria civile është bërë bashk për të diskutuar hallet e tyre. Në një takim të përbashkët ata nxjorrën konkluzione se si të veprohet më tutje, ndërsa kërkuan edhe ndihmën e institucioneve komunale.
Shoqata “Kërko të drejtën tënde” në bashkëpunim me “Shoqatën për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore” kanë organizuar debatin “Roli dhe rëndësia e shoqërisë civile në Komunën e Preshevës”.
Të prasnishëm në këtë debat ishin të rinjë nga komuna e Preshevës, përfaqësues të shoqatave në komunë të Preshevës si dhe shoqëri civile.
Gjatë këtij debati u diskutuan çështje shumë të rëndësishme në të cilën të rinjtë dhe pjesëmarrësit e tjerë kishin mundësinë të shprehnin opinionin e tyre si dhe vlerësimin përsa i përket çështjeve të ndryshme si nga aspekti social, kulturor e politik.
Xhemaledin Salihu kryetar i “Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore” u shpreh se ky është ishte nje debat shumë i frytshëm, mirëpo përkundër kësaj kërkohet një angazhim më i madh i të gjitha shoqatave dhe përfaqësuesve të tyre në mënyrë që të ketë bashkëpunim dhe unifikim më të madh.
Abdurrahim Bajrami kryetar i organizatës “Kërko të drejtën tënde” poashtu u shpreh që debate të llojit të tillë janë të nevojshme për zgjidhjen e problemeve të cilat na shqetësojnë.
Në përfundim të këtij debati konkluzioni ishte se nevojitet një bashkëpunim i madh ndërmjet shoqërisë civile dhe shoqatave aktive.