(VIDEO) Nata e parë e festivalit të këngës për fëmijë ”Gëzimi Ynë”

(VIDEO) Nata e parë e festivalit të këngës për fëmijë ”Gëzimi Ynë”

Ky është edicioni i 12-të i këngës për fëmijë në të cilën të rinjë si nga komuna e Preshevës, Bujanocit e Gjilanit konkurojnë në këtë kompeticion sic është ‘’Gëzimi Ynë’’.

Nata e parë e këtij festivali u hap fillimisht nga fituesja e festivalit të këngës të vitit të kaluar e më pas fjalën e morri edhe drejtori i shëpisë së kulturës z.Valon Nuhiu i cili i uroi mirësëardhje të pranishmëve në sallë si dhe jurisë e njëkohësisht i uroi suksese të gjithë konkurentëve.

Një garë e këndimit në të cilën do të konkurojnë 22 të rinjë nga tre komuna për 3 netë për sa kohë do të zgjasë ky festival.

Pas tre javësh prova me të gjithë fëmijët 10 prej tyre këtë mbrëmje performuan përpara jurisë profesionale në të cilën bëjnë pjesë: Anita Hoxha, Besarta Murtezani, Arta Haziri Nuhiu dhe Muhamed Bislimi.

Valon Nuhiu drejtor i shtëpisë së kulturës ”Abdulla Krashnica” u shpreh se ky është një festival që është bërë traditë tashmë që të mbahet këtu në Preshevë dhe se për dallim nga vitet e tjera këtë vit kemi juri dhe nga Tirana.

Poashtu shpresojmë që në vitet e ardhshme të kemi edhe pjesëmarrës edhe nga vendet e tjera por përveç asaj që fëmijët të garojnë me këngët e tyre, u shpreh z.Nuhiu.

Besarta Myrtezani pjesëtare e jurisë profesionale u shpreh që kjo ishte hera e parë që merrte pjesë në këtë festival, poashtu i uroi shumë suksese të gjithë fëmijëve.

Festivali i këngës për fëmijë organizohet çdo vit nga shtëpia e kulturës ”Abdulla Krashnica” në bashkëpunim me Komunën e Preshevës.

FOTO Galeri

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*