(VIDEO) Sara Rexhepi vjen me super hitin verorë “FINALE”

(VIDEO) Sara Rexhepi vjen me super hitin verorë “FINALE”

Këngëtarja nga Presheva Sara Rexhepi e cila po prek majat e muzikës mbarëshqiptare dhe më gjërë, të mërkuren promovon “Finalën” Këngetarja preshevare e njohur për të kenduarit në stilin RNB, Sara Rexhepi, të mërkuren promovon videoklipin e dytë me titullin “Finale”, lajm ky që është bërë publik nga vetë solistja në profilin e saj në instagram.

Kënga “Finale” është kënga e dytë e Sarës, e kompozuar nga Arbër Gjikolli i njohur si BigBang Beats – kompozitor në labelin REDBOX dhe videoklip të punuar nga Valon Aziri, teksti i të cilës është bashkëshkruar nga vet Sara Rexhepi dhe Gjiko. Vlen te cekët se ky videoklip vjen pas videoklipit të këngës “Hajde” të realizuar nga Black Fish Entertainment si rezultat i bashkepunimit me Genc Prelvukaj dhe Arday. “Përmes tekstit të këngës perçohet mesazh për femrat, sidomos bashkëmoshataret e mija dhe të rejat, që të mos viktimizohen nga fenomeni i dashnisë në shikim të parë dhe lakmisë, gjë që në të shumten e rasteve keqpërdoret nga komuniteti i gjinisë dominuese në shoqerinë tonë e që janë meshkujt” thotë Sara Rexhepi.

•Coming soon• @bigbangbeats @valon.aziri @redboxent @granitmuhaxheri

A post shared by SARA REXHEPI (@sara_rexhepii) on

 

Kënga e videoklipit të fundit me titullin “Finale” e që do të promovohet të mërkurën siç ka paralajmeruar Sara Rexhepi në instagram, është përgaditur për sezonin verorë 2018, pak më ndryshe dhe më ritmike se kenga e videoklipit te parë.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*