Andres Iniesta pensionohet nga kombëtarja e Spanjës

Andres Iniesta pensionohet nga kombëtarja e Spanjës

Andres Iniesta ka bërë të ditur se është pensionuar nga kombëtarja, pas eliminimit të Spanjës nga Kampionati Botëror.

La Roja pësoi nga nikoqiri Rusia pas ekzekutimit të penalltive dhe ky ishte turneu i fundit për Don Andres me fanellën e përfaqësueses së tij.

Andres Iniesta dhe Sergio Ramos (Foto: Getty Images)

“Është e vërtetë se kjo ishte ndeshja ime e fundit për ekipin kombëtar. Në nivel individual është fundi i një kapitulli të mrekullueshëm të jetës sime”.“Cikli im personal përfundon këtu pas një kohe të gjatë, por gjithcka ka një fillim dhe një fund”.

“Nuk është lamtumira që e kam ëndërruar, por futbolli dhe jeta mund të jenë të këtillë”, ka deklaruar 34-vjeçari pas ndeshjes.

Largimi i një lojtari të madh (Foto: Getty Images)

Iniesta debutoi për Spanjën në vitin 2006 dhe i ka zhvilluar 131 ndeshje duke shënuar 13 gola.

Gjatë kësaj kohe, ai ka arritur ta fitojë dy herë Kampionatin Evropian dhe një herë Kupën e Botës.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*