Biblioteka ‘’ Mehmet Jusufi’’, me leximore sipas standardeve, krijohen kushte edhe më të mira për lexuesit

Biblioteka ‘’ Mehmet Jusufi’’, me leximore sipas standardeve, krijohen kushte edhe më të mira për lexuesit

Në bibliotekën e qytetit ‘’Mehmet Jusufi’’, çdo ditë po krijohen kushte sa më të mira për adhuruesit e fjalës së shkruar. Një nga shqetësimet e drejtorit Reshat Neziri ka qenë edhe salla e leximit e cila nuk plotësonte asnjë kriter për lexuesit. Fillimisht në leximore janë krijuar kushtet primare infrastrukturore dhe më pas janë rregulluar edhe hapësirat e leximit, duke ia mundësuar kushtet e përshtatshme çdo lexuesit.

 

Ky mini projekt kap një kosto minimale, pasi tavolinat e mëparshme janë modifikuar duke i bërë të përshtatshme për lexim. Gjithashtu në sallën e leximit janë vendosur edhe tre kompjuterë që do të jenë në shërbim të studentëve. Në bibliotekën e qytetit ‘’Mehmet Jusufi ‘’, muajve në vazhdim do të realizohen edhe projekte të tjera gjithnjë më synimin e motivimit të lexuesve. Pas kontingjenti të librave nga Ministria e kulturës së R.Kosovës tashmë kanë arritur edhe librat që sigurohen nga ministria e R.Serbisë në kuadër të planit qendrorë të bibliotekave dhe kësaj ministrie.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*