Vuçiq: Kompromis me Kosovën do të ishte kur “të dyja palët të jenë të pakënaqura”

Vuçiq: Kompromis me Kosovën do të ishte kur “të dyja palët të jenë të pakënaqura”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit që zhvilloi me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në prezencën e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, ka deklaruar se nuk funksionon vetëm me zgjidhjen që po ofron delegacioni i Kosovës, që është njohja e pavarësisë së Kosovës, trasmeton ZeriLugines.com

Ai kur është pyetur nëse do ta njoh Kosovën në përfundim të këtij dialogu, ka thënë se të dyja palët janë të pakënaqura, andaj duhet të gjendet “një zgjidhje reale”.

“Kjo është pyetje që më bëhet çdo ditë. A do të shohim një kompromis, cila do të jetë zgjidhja e kompromisit? I vetmi kompromis dhe zgjidhje që na ofrohet, që të gjitha partitë politike kosovare, veçanërisht Hashim Thaçi dhe të gjithë të tjerët po na ofrojnë gjithmonë është që ta pranojmë pavarësinë e Kosovës. Nuk funksionon kështu. Ne kemi nevojë për t’u ulur dhe ne duhet të përpiqemi. Ne duhet të themi dhe ju duhet t’i thoni të dy shoqërive tona për të bërë kompromis për shumë çështje të rëndësishme. Ju nuk mund të jeni plotësisht të kënaqur, ne nuk mund të jemi plotësisht të kënaqur. Ne të dy jemi të pakënaqur në mënyrë të barabartë, kjo do të thotë se ne jemi në gjendje të arrijmë një zgjidhje reale kompromisi”, tha ai.

Sipas tij, Kosova pret që ta njohim pavarësinë e saj, dhe si kompromis nuk ofron asgjë, transmeton zeriLugines.com

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*