Reali shqyrton opsionin e riblerjes së Marianos

Reali shqyrton opsionin e riblerjes së Marianos

Derisa koha po kalon dhe afati kalimtar veror është pranë mbylljes, klubet po përpiqen maksimalisht që t’i përfundojnë bisedimet në lidhje me transferimet e kësaj vere.

I tilla ka qenë rasti i Sevillas që ka qenë në bisedime të avancuar për transferimin e sulmuesit të Lyonit, Mariano Diaz, në Sanchez Pizjuan.

Mariano Diaz (Foto: Getty Images)

Klubi andaluzian do të duhej të paguante 40 milionë euro për shërbimet e futbollistit nëse do të arrihej marrëveshja.

Mirëpo, tash ka ndërhyrë edhe Real Madridi dhe drejtori gjeneral, Jose Angel Sanchez, e ka njoftuar presidentin e Sevillas, Pepe Castro, se Los Blancos do ta kërkojë lojtarin.

Reali e ka opsionin e riblerjes së Marianos dhe akoma posedon 35 për qind nga kartoni i lojtarit.

Mariano Diaz (Foto: Getty Images)

Nga momenti i zyrtarizimit të interesimit të tyre, Mbretërit do të kenë përparësi për 48 orët në vijim që të arrijnë marrëveshje për rikthimin e lojtarit.

Interesimi i Madridit është lajm jo i mirë për Sevillan që ka shpresuar që ta konfirmonte transferimin gjatë ditës së sotme (e martë).

Mariano, i cili ka qenë pjesë e rangjeve më të reja të Realit, në vitin 2017 nënshkroi për Lyonin.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*