Thaçi: Po bashkim të Luginës së Preshevës me Kosovën, të tjerat janë “fake news”

Thaçi: Po bashkim të Luginës së Preshevës me Kosovën, të tjerat janë “fake news”

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sërish i është kthyer temës së korrigjimit të kufijve.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook thotë se nuk do të ketë ndarje, por bashkim të komunave të Luginës së Preshevës si tërësi me Kosovën.

“Po bashkëngjitjes së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, si tërësi me Kosovën. Po njohjes reciproke Kosovë – Serbi dhe anëtarësimit të Kosovës në OKB dhe organizata ndërkombëtare. Jo ndarje, jo shkëmbim territoresh. Të tjerat fake news”, shkruan Thaçi në Facebook.

Ndryshe, lidhur me dialogun Kosovë-Serbi dhe arritjen e ndonjë marrëveshjeje një ditë më parë ka folur shkurt edhe komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn.

Hahn në përgjigjen e tij tha se është ende herët për të folur për këtë çështje, por sipas tij, çfarëdo marrëveshje që arrihet nuk duhet ta rrezikojë stabilitetin në rajon.

“Nuk mund të flas në këtë moment, pasi çështja është ende në diskutim, do të ketë dhe takim tjetër në Bruksel, ku do të shihet më qartë kjo çështje”, ka thënë Hahn.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*