The Guardian: Raportet sugjerojnë se Lugina e Preshevës mund t’i jepet Kosovës si shkëmbim

The Guardian: Raportet sugjerojnë se Lugina e Preshevës mund t’i jepet Kosovës si shkëmbim

Mund të jetë një marrëveshje që mund të sjell paqe afatgjatë, prosperitet dhe Integrim Evropian të Ballkanit – ose mund të hedh rajonin në një konflikt të ripërtërirë.

Presidenti serb, Aleksandar Vucic, po përgatitet ta vizitojë Kosovën muajin e ardhshëm, në mes të evidencës seçherë e më të fortë se Beogradi dhe Prishtina po qarkullojnë idenë e arritjes së një marrëveshjeje për të ndarë territorin dhe të bëjnë një shkëmbim të territorit mbi baza etnike, shkruan The Guardian, transmeton gazetametro.net

The Guardian thotë se raportet sugjerojnë se Lugina e Preshevës mund t’i jepet Kosovës si shkëmbim.

Gazeta gjithashtu përmend informacione nga burimet e qeverisë serbe, të cilat tregojnë se qëndrimi amerikan po ndryshon, gjithashtu edhe ai i Francës, me përjashtim të Gjermanisë e cila është deklaruar kundër idesë së ndryshimit të kufijve.
Një burim nga qeveria e Kosovës konfirmon se ‘’disa nga komuniteti ndërkombëtar po janë seçherë e më të hapur ndaj idesë’’, duke aluduar në idenë për ndarje.
Ndërsa, kritikët argumentojnë se ridefinimi i kufijve mbi baza etnike do të vendoste një precedent për pjesën tjetër të Ballkanit, pas luftërave të përgjakshme që pasuan pas shpërbërjes së Jugosllavisë.

Tags: Kosova, Lugina

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*