Fillojnë punimet në shtimin e ujit të pijshëm për fshatin Rahovicë (Video)

Fillojnë punimet në shtimin e ujit të pijshëm për fshatin Rahovicë (Video)

Kanë filluar punimet në vendin e ashtuquajtur ‘’Shpella e Ilincës’’ për gjurmimin e ujit të pijshëm i cili do t’i shërbejë banorëve të fshatit Rahovicë.
Punimet kanë filluar që sot ku N.P ‘’Moravica’’ punimet e para i ka filluar në këtë vend dhe aty ku mendohet se mund të ketë ujë të pijshëm.Për të parë punimet në këtë vend doli kryetari i Kuvendit Komunal të Preshevës z.Sami Salihu dhe zv.kryetari i komunës së Preshevës z.Armend Aliu.
Sipas kryetarit të Kuvendit Komunal Sami Salihupërmes këtyre punimeve pritet që të rritet grumbullimi i ujit nga 2 l – 5 l/sec për banorët e fshatit Rahovicë, kërkesa ka qenë prej kohësh mirëpo me blerjen e pronës nga Nagip Bektashi dhe lëshimin e saj në emër të bashkësisë lokale Rahovicë po bëhet edhe një pikë grumbulluese.+

Lexo më shumë :

fshati Ilinc

Nagip Bektashi, i siguron ujin e pishëm, tërë fshatit Rahovic

(VIDEO) Ekskluzive : Nagip Bektashi i siguron ujin e pishëm, tërë fshatit Rahovicë

Shuma e përafërt që kap këto punime është afër 3.000.000 dinarë, kjo shumë është minimale sepse vetë N.P.’’Moravica’’ ka marrë përsipër këto punime, ku me këto punime ne mbetemi me shpresë që fshati Rahovicë të zgjidh problemin e ujit të pijshëm një herë e mirë, është shprehur z.Salihu.Punimet në gjurmimin e ujit të pijshëm kanë filluar sot dhe pritet të përfundojnë në një periudhë prej 20 ditësh.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*