Icardi vesh Milanon me ngjyrat zikaltër, argjentinasi edhe një herë heroi i Interit

Icardi vesh Milanon me ngjyrat zikaltër, argjentinasi edhe një herë heroi i Interit

Ashtu si në shumë ndeshje, edhe ndaj Milani është Mauro Icardi ai që gjithmonë shfaqet kur skuadra e tij ka më së shumi nevojë. Me golin e tij, Interi e fitoi Derby della Madonnina me rezultat 1-0.

Interi ishte më i mirë, qarkulloi topin dhe rrezikoi diçka më shumë dhe në fund mori një fitore të merituar.

Koreografia e tifozëve të Interit (Foto: Getty Images)

Interi e filloi mirë, në minutën e 13-të Mauro Icardi shënoi, por goli u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.

Në minutën e 24 Ivan Perisic kishte shans për gol, por Gianluigi Donnaruma nuk lejoi që të tundet rrjeta e portës së tij.

Koreografia e tifozëve të Milanit (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Dhjetë minuta më vonë edhe Matias Vecino kishte një tjetër rast, por as ky nuk ia doli.  Në minutën e 42-të Mateo Musacchio shënoi në portën e Samir Handanovic, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Interi ishte më i mirë edhe në pjesën e dytë, kishte disa raste, por shumica lehtë të përballueshme nga Donnaruma. Milani tentoi me anë të Susos, por kuqezinjtë në shumicën e kohës ishin të imponuar nga loja e zikaltërve.

Kur të gjithë menduan se ndeshja do të përfundonte me rezultat të barabartë në skenë u shfaq Mauro Icardi, argjentinasi shënoi me kokë në minutat shtesë të ndeshjes dhe i dha skuadrës së tij fitore.

Pas kësaj fitore Interi renditet në vendin e tretë me 19 pikë, kurse Milani në pozitën e 12-të me po aq pikë.

Në xhiron e radhës skuadra e Luciano Spallettit luan kundër Lazios, ndërsa ajo e Gennaro Gattuso ndaj Sampdorias.

ItalianFootballTV@IFTVofficial

ICARDI GRABS THE 92′ GOAL IN THE DERBY!

Tags: Inter, Milan, Sport

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*