Marca: Kriza e Real Madridit lidhet me formën e dobët të Toni Kroosit dhe Luka Modricit

Marca: Kriza e Real Madridit lidhet me formën e dobët të Toni Kroosit dhe Luka Modricit

Real Madrid po kalon një krizë ku në katër ndeshje nuk ka fitore dhe nuk ka shënuar gol, por problemi është edhe te forma e dobët e Toni Kroos dhe Luka Modric.

Kroos ka gjashtë ndeshje pa fitore, mes klubit dhe kombëtares, nga humbja me Sevillën, në humbjen kundër Francës, kur edhe shënoi golin e vetëm për Gjermaninë nga penalltia.

Kanë kaluar 540 minuta që kur gjermani mori fitoren e fundit, që është një nga ecuritë më negative në karrierën e tij si një futbollist profesionist.

Ai ka humbur nga forca dhe preciziteti që është tipar tipik i lojës së tij.

Modric në anën tjetër luajti me Kroacinë që barazoi 0-0 kundër Anglisë, ku në pesë ndeshjet e fundit skuadrat që ai ka luajtur nuk kanë shënuar gol.

Ai u kthye më herët në Madrid, në mënyrë që të stërvitej me shokët e tij që nuk ishin me detyra ndërkombëtare.

Toni Kroos e Luka Modric . (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)

Dy ndeshjet e radhës ndaj Levantes  dhe Viktoria Plzen, para se të vijë derbi me Barcelonën, janë vendimtare që forma e dy mesfushorëve të rikthehet, pasi që paraqitja e tyre ishte e dobët, shkruhet në analizën e Marcas.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*