SHBA i përgjigjet Vulinit: Pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës janë të përhershme

SHBA i përgjigjet Vulinit: Pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës janë të përhershme

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Kyle Scott, kishte thënë se Qeveria e Kosovës “nuk është e ashtuquajtura qeveri, por është Qeveri e Kosovës, e cila është shtet i pavarur dhe sovran, me përfaqësuesit e saj të zgjedhur”.

Për këtë, ministri i mbrojtjes pro-Rusi i Serbisë, Aleksandar Vulin, denoncoi ambasadorin e SHBA në Serbi dhe tha se ai duhet të largohet nga Serbia.

Vulin tha në një deklaratë se ambasadori i SHBA Kyle Scott, “ka harruar se Serbia nuk është një koloni dhe se ai nuk mund të shkelë dinjitetin e vet”.

Pas deklarimeve të Vulin, ka reaguar Dhoma e Komitetit për Politikë të Jashtme, në krye me kongresistin Eliot Engel.

“Njohja e Shteteve të Bashkuara për sovranitetin e Kosovës është e përhershme”, thuhet në përgjigjen e tyre, kundrejt Aleksandar Vulin.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*