Të rinjtë shqiptarë largohen nga Mali i Zi

Të rinjtë shqiptarë largohen nga Mali i Zi

Prej vitit 2006 nga Mali i Zi janë larguar nga 50.000 deri 60.000 persona, çka përbën numër kolosal për një vend me vetëm 650.000 banorë, tregojnë të dhënat jozyrtare. Problem më të madh përbën fakti se pjesa më e madhe e tyre janë të rinj dhe me aftësi profesionale, të cilat i mungojnë vendit.

Prej tani kanë filluar mungesat e kuadrove në institucionet shëndetësore, kurse ato të shkencave teknike , kibernetike dhe informative kanë kohë që mungojnë dhe ky problem do të rritet edhe më tepër me zhvillimin më të madh të këtyre sektorëve.

Ikja e të rinjve vërehet më së shumti tek popujt pakicë, sidomos shqiptarët, numri i të cilëve në Mal të Zi po bie dita ditës.

Tags: ikja, Mali i Zi, rinia

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*