(Video) Biblioteka ”Mehmet Jusufi” do të hap degë edhe në fshatin Raincë

(Video) Biblioteka ”Mehmet Jusufi” do të hap degë edhe  në fshatin Raincë

Drejtori i bibliotekës ‘’Mehmet Jusufi’’ z.Reshat Neziri  ka qëndruar në fshatin Raincë, ku qëllimi i kësaj vizite ishte shumë i qartë dhe shumë domethënës si për bashkësinë lokale po ashtu dhe një dobi shumë e madhe për të gjithë vendin.

Biblioteka e qytetit ‘’Mehmet Jusufi’’ në planin e saj investiv për vitin 2019 ka për qëllim dhe hapjen e degëve nëpër bashkësi lokale, njëra ndër bashkësitë lokale që i përmbush këto kushte është dhe fshati Raincë pasi që posedon dhe hapësirën e mjaftueshme

Reshat Neziri drejtor i bibliotekës ‘’Mehmet Jusufi’’ në prononcimin e dhënë tha se në plan për vitin 2019 kemi për qëllim hapjen e tri nëndegëve të bibliotekës ajo në fshatin Raincë, st.hekurudhorë si dhe në fshatin Corroticë. Fshati Raincë është përzgjedhur për arsye sepse ky fshat ka një objekt shumë të përshtatshëm dhe në kuadër të këtij objekti do të bëhët dhe hapja e bibliotekës.

Dritën jeshile pushteti aktual e ka dhënë për hapjen e kësaj dege të bibliotekës gjithashtu një gjuhë të përbashkët e kemi gjetur dhe me kryesinë e bashkësisë lokale ku e kanë mirëpritue një gjë të tillë, u shpreh z.Neziri.

Kryetari i bashkësisë lokale Raincë z.Ali Sinani një gjë të tillë tha se e mirëpresim me kënaqësi sepse në bashkësinë lokale Raincë hapja e një biblioteke është një punë mjaftë e madhe, mbetemi me shpresë që ky objektë të hyjë në funksion brenda vitit 2018 pasi që një gjë të tillë e mbështet dhe pushteti aktual.

Objekti multifunksional në fshatin Raincë ku në këtë objekt është paraparë të hapet biblioteka, çerdhja, ambulanta, zyra e bashkësisë lokale po ashtu dhe ofiqaria, tha z.Ymeri ndërsa hapja e degës së bibliotekës ‘’Mehmet Jusufi’’ është një hapë shumë i mirë pasi që do të jetë në dobi të të gjithë fshatit, u shpreh drejtori i shkollës fillore ‘’Zenel Hajdini’’ në Raincë z.Shukri Ymeri.

Me hapjen e bibliotekës në fshatin Raincë do të përfshihet fondi librar i të gjitha sektorëve si dhe të gjitha kushtet e nevojshme për lexuesit.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*